Xhafaj në Dibër: Kanabisi, dy arsye pse e luftojmë

Shqipëria

Xhafaj në Dibër: Kanabisi, dy arsye pse e luftojmë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:57
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në forumin qytetar për Sigurinë në qarkun e Dibrës, ku tha se arsyet që luftohet kanabisi nuk është bima, por janë dy arsye të tjera.

“Bie dakord që është një e keqe e madhe, 25 vjet që duhet të na bëjë të mos ndjehemi mirë, pavarësisht se kujt krahu politik i takojmë në këtë vend, është kultivuar kanabis. Këtu nuk është te bima e pasojat në vetvete, por mbi të gjitha dhe kjo është arsyeja kryesore pse kemi hyrë në luftë pa kompromis me këtë gjë, sepse është shfrytëzuar nga disa grupe kriminale për tu fuqizuar ndër vite, dhe nga ana tjetër ka shndërruar tek brezi i ri, të rinjtë, kulturën se mund të pasurohesh shumë më lehtë në jetë dhe duke sakrifikuar diçka nga jeta jote, duke kaluar përmes burgut që të pasurohesh. Nëse flasim për parandalim a ka detyra policia? Absolutisht po. Dhe ne jemi të ndërgjegjshëm. Po nëse ndëshkimi është aktiviteti dhe funksioni ynë kryesor, pa dyshim parandalimi është një përgjegjësi dhe detyrë për ne, por besoj fort që është një detyrë dhe angazhim jo thjesht dhe vetëm për policinë por për të gjithë”, tha Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat