Gjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja në procesin e Vetting-ut

Shqipëria

Gjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja në procesin e Vetting-ut

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:17
Foto

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se në procesin e  rivlerësimit do të kalojë gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. Sipas njoftimit zyrtar të KPK-së, trupa gjykuese për gjyqtaren Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtare Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.

Seanca dëgjimore, e cila do të jetë e hapur për mediat, do të zhvillohet më datë 23 Prill, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Në procesin e vettingut ka kaluar edhe gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Luli, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

Ndërsa Vitore Tusha, anëtarë e Kushtetueses arriti të kalojë procesin e rivlerësimit nga KPK, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.

Ndërkaq, të premten është parashikuar të jepet vendimi për prokuroren Besa Nikëhasani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat