Shit-blerja e votës, ministri, policia apo partitë?! Kush shpërdoroi detyrën

Shqipëria

Shit-blerja e votës, ministri, policia apo partitë?! Kush shpërdoroi detyrën

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:46
Gerti Shella

Nga 90 persona të kallëzuar gjithsej në Prokurori për shit-blerjen e votës gjatë zgjedhjeve të 2015, 60 janë ende nën hetim, ndërsa Prokuroria dërgoi për gjykim vetëm 7 persona.
Një raport i publikuar nga organizatat e shoqërisë civile, ku u monitorua puna e institucioneve që u angazhuan në luftën ndaj shit-blerjes së votës, del në përfundimin e se ato dështuan të frenojnë fenomenin.

Të dhënat e publikuara nga Dhoma Zgjedhore dhe Infocip, nxjerrin në pah një mosrakordim total midis institucioneve ligjzbatuese.

“Ministrat teknikë kanë bërë kallëzim të rremë përderisa procedimet e tyre janë pushuar. Duket se policia dhe ministri i Brendshëm nuk kanë qenë në sinkron me njëri-tjetrin. Ministri i Brendshëm thotë për 400 raste që ja ka referuar Policia e Shtetit, ndërkohë që kjo e fundit i ka marrë 70 raste ministrit për t’ja referuar Prokurorisë”, thotë Gerti Shella, drejtor i Infoçip.

Raporti ngre shumë pikëpyetje mbi të gjitha për angazhimin e prokurorisë gjatë këtij procesi.

“Ose partitë, ministri i Brendshëm dhe Policia kanë shpërdoruar të drejtën e tyre për të bërë kallëzime penale për krim zgjedhor, ose prokuroria ka shpërdorur detyrimin e saj për të hetuar materialet që i janë vënë në dispozicion dhe që janë hapur procedime penale”, shton Shella.

Për ish kreun e KQZ Kristaq Kume, zgjedhjet e një viti më parë janë një dëshmi e fortë mbi të cilën Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor.

“Të bëhet sa më mirë e mundshme barazia e fuqisë konvertuese të votës. Per zgjidhjen e këtij problemi është e nevojshme, ndoshta që të shkohet deri në trajtimin e problemit të sistemit zgjedhor”, këshillon Kume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat