“Tani duhet bindur secili nga 28 anëtarët e BE”, zbulohet biseda e Vlahutin jashtë kamerave

Shqipëria

“Tani duhet bindur secili nga 28 anëtarët e BE”, zbulohet biseda e Vlahutin jashtë kamerave

Më: 19 prill 2018 Në ora: 06:23
Vlahutin tha se vendimin real i rëndësishëm do të merret nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian në datat 28 dhe 29 qershor.

Disa orë para se Komisioni Europian të jepte rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, organizoi një takim me përfaqë- suesit e mediave në Shqipëri.

Gjatë takimit “off-records”, Vlahutin tha se vendimin real i rëndësishëm do të merret nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian në datat 28 dhe 29 qershor. Sipas saj, pjesa më e komplikuar e procesit do të jetë arritja e vendimi unanim, që duhet të marrin 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit me gazetarët, ambasadorja nuk përmendi vende të caktuara, të cilat mund të krijojnë probleme gjatë vendimmarrjes, por u shpreh se secili prej tyre mund të ndikohet nga politikat dhe problemet e brendshme, raporton Panorama.  “Vendet e BE-së duan të jenë të sigurtë që vendi kandidat për anëtarësim nuk do të ketë kthim mbrapa”, u shpreh Vlahutin. Duke folur për procesin e anëtarësimit, diplomatja e BE-së tha se sfidat e Shqipërisë do të jenë të mëdha në rast se do të marrë dritën jeshile nga Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat