Cilat kanë qenë punët e para të politikanëve shqiptarë

Shqipëria

Cilat kanë qenë punët e para të politikanëve shqiptarë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 06:33
Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta

Politikanët janë padyshim njerëzit më të komentuar në Shqipëri.

Por dikur ata ishin njerëz me profesione të thjeshta dhe shumë larg politikës.

Image
Edi Rama

Edi Rama: Piktor, basketbollist, pedagog

Edi Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Si adoleshent, Rama u përfshi në sport si një lojtar profesionist basketbolli për Dinamon e Tiranës.

Rama ishte edhe një profesor në Akademinë e Arteve.

Në vitin 1994, Rama vendosi të largohej për në Francë, me qëllim të krijimit të një jete artistike atje.

Image
Sali Berisha

Sali Berisha- Kardiolog

Sali Berisha mbetet një ndër politikanët më të komentuar në Shqipëri.

Ai është me profesion kardiolog por prej rinisë së tij u fut në politikë ku ka mbajtur poste shumë të rëndësishme.

Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës

Image
Ilir Meta

Ilir Meta- shtangist

Ilir Meta është aktualisht President i Shqipërisë por dikur krahas përkushtimit në politikë, ai ishte shtangist.

Meta është shprehur se ky sport ka qënë një ndër pasionet e tij më të medha por si duket politika fitoi mbi të gjitha pasi ai ka një karrierë shumë të pasur në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat