PS miraton e vetme ligjin për strehimin, 14 kategori që marrin banesa sociale

Shqipëria

PS miraton e vetme ligjin për strehimin, 14 kategori që marrin banesa sociale

Më: 19 prill 2018 Në ora: 09:52
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale

Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka miratuar dje vetëm me 10 votat e maxhorancës projektligjin për “Strehimin social”. Nisma në fjalë kishte rreth një muaj që nuk po miratohej në Komisionin e Çështjeve Sociale për shkak se Komisioni i Ligjeve kishte bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha draftin e saj.

Mbledhja e Komisionit është drejtuar nga nënkryetarja Elisa Spiropali, e cila ka lexuar dhe miratuar nën për nën të gjitha ndryshimet ligjore të propozuara nga Komisioni i Ligjeve. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës, të cilët kanë vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin.

Me nismën e re të qeverisë, janë 14 kategori të listuara si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje. Sipas projektligjit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesjes së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat