Basha i’a thotë në sy Tahirit: Rama të mbrojti si trafikant droge

Shqipëria

Basha i’a thotë në sy Tahirit: Rama të mbrojti si trafikant droge

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:44
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në ditën kur KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama mbrojti Sajmir Tahirin si kryetrafikant droge.

Në dy raste kreu i opozitës iu referua Tahirit, i cili ishte ulur në fund të sallës.

FJALA E BASHES

Rruga europiane është e vetmja rrugë që kemi për të ndarë politikën nga krimi dhe për të çliruar vendin nga droga. Sot për ne BE nuk është vetëm përmbushje e një aspirate të shqiptarëve por edhe shpëtim nga katastrofa ekonomike, sociale dhe ekonomike që na prek me këtë qeverisje. Sot nuk është momenti për festë, është momenti për reflektim të të gjithë shqiptarëve për gjendjen ku jemi dhe hapat që duhet të ndërmarrim për hapjen e negociatave.

Problemet e rëndësishme që ka sot vendi, ky realitet nuk mund ti fshihet vendeve anëtare. Në Gjermani, Francë, Belgjikë, Danimarkë ka pesimizëm për përgatitjen e Shqipërisë për të negociuar. Në muajt e ardhshëm duhet të provojmë se jemi seriozë në përgjegjësitë tona. Gënjeshtra, manipulimi dhe propaganda nuk na çojnë asgjëkund. E para që duhet të bëjmë sot është të ndalojmë rrëshqitjen e vendit në autokraci. Rama sot kontrollon gjithçka, kontrollon mediat dhe ekonominë.

Më shqetësues nga gjithçka është vendosja e prokurorisë në dorën e Ramës. Ky përqendrim i pushtetit duhet çbërë. Duhet të kthejmë shpresën se në Shqipëri ka të ardhme. Marrja e rekomandimit ka gjetur vendin më të izoluar se kurrë në dekadën e fundit. Në Shqipëri nuk ka më investime të huaja, nuk ka më shkëmbime, ndërkohë që disa vende europiane po mendojnë të kthejnë vizat për shqiptarët.

Rama dje mbrojti trafikantin e drogës Sajmir Tahiri. Madje e mbrojti duke thënë se mos arrestimi i tij është standard i Venecias. Mos do na thotë nesër se Dakon e mbron standardi i OKB-së dhe Gjiknurin ai amerikan? Kjo sallë sot me tahirin brenda dhe me kuksianët në burg është shprehja më e qartë se ky kryeministër i dalë me paratë e drogës janë pengesa kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat