Nderohet ish kyreministri italian D’Alema, Meta i jep dekoratën ‘Nënë Tereza’

Shqipëria

Nderohet ish kyreministri italian D’Alema, Meta i jep dekoratën ‘Nënë Tereza’

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:19
Ilir Meta

Nderohet ish Kryeministri i Italisë  Massimo D'Alema. Presidenti Ilir Meta i akordon atij, dekoratën e lartë "Nënë Tereza". Në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Presidenti Meta tha se, “D'Alema është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe një nga figurat kryesore të politikës italiane”. “Qeveria D'Alema, sipas Metës kishte, rol kryesor në aksionin historik të NATO për lirinë e Kosovës dhe mbajti barrën kryesore të operacionit humanitar të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova”.

“Mirënjohje të thellë D'Alemas për të gjithë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve”, tha Presdienti i Repubklikës  
Ish kryeministri italian D'Alema tha se, “Ilir Meta është një mik i madh i Italisë dhe mik i imi personal”. Ai falenderoj thellësisht për nderin e lartë Presidentin Meta, duke shtuar se Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE eshtë objektiv themelor i politikës së jashtme italiane. Ai vlerësoj maksimalisht në fjalën e tij, kontributet e Ilir Metës për demokratizimin e Shqipërisë dhe shprehu Kënaqësi të këtë bashkëpunuar me Ilir Metën, figurë kryesore e politikës në Shqipëri. Ish kryeministri Italian D'Alema tha se, nderimi që më bëhet sot është nderim për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat