Masa konkrete për azilkërkuesit në Belgjikë, Xhafaj takohet me Theo Francken

Shqipëria

Masa konkrete për azilkërkuesit në Belgjikë, Xhafaj takohet me Theo Francken

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:58
Fatmir Xhafaj ka pritur ditën e sotme në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pritur ditën e sotme në një takim Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Mësohet se palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.

Ndërkohë, Xhafaj e falenderoi Francken për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat