Prokuroia nis hetimet për tenderat, ja çfarë thotë Dhori Kule

Shqipëria

Prokuroia nis hetimet për tenderat, ja çfarë thotë Dhori Kule

Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:22
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka folur për herë të parë pas nisjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë ndaj tij dhe rektorit aktual Mynur Koni.

Kule thotë se në një sërë fakultetesh të Tiranës ka një sërë problemesh serioze, dhe se hetimi ndaj tij nuk duhet që të sfumojë realitetin ku ndodhet sot Universiteti i Tiranës.

‘’Është një situatë shqetësuese në UT, ne kërkojmë zbatimin e ligjshmërisë, që janë evidentuar dhe nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në kohën kur kam drejtuar është vepruar me korrektësi maksimale. Prokuroria është e mirëpritur për të kryer të gjitha procedurat. Nuk kam asnjë informacion nga ana e Prokurorisë për nisjen e hetimit, nga ana e mediave e kam mësuar. Ndoshta ka bërë kallëzim Mynyr Koni, nuk e di. Kjo është ngritur me një qëllim, që të bëhet zhurmë”, u shpreh Kule.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Mynyr Koni ka kërkuar që të verifikohen  të gjitha tenderat e dhëna në dhjetë vitet e fundit, duke hedhur dyshime në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat