“Pa ujë, pa energji, pa tualete”, si mësojnë nxënësit në Bulqizës

Shqipëria

“Pa ujë, pa energji, pa tualete”, si mësojnë nxënësit në Bulqizës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:53
Pamje nga video

70 nxënës të ciklit të ulët në shkollën e fshatit Okshatinë në Bulqizë bëjnë mësim pa drita, ujë prej dy vjetësh.

Jashtë çdo lloj kushti higjenik në shkollë mungojnë edhe tualetet. ndërsa në njërën prej klasave edhe tavani është duke rënë.

Mësuesi Avni Mera, thotë se shkolla duhet meremetuar. “Shumë shërbime ne i bëjmë edhe vetë. Nuk presim vetëm ndërhyrje nga pushteti lokal”, shprehet Avni Mera, mësues.

Lyerja e shkollës bëhet nga stafi pedagogjik, por puna vullnetare për mirëmbajtje nuk mjafton pasi kjo godinë që quhet shkollë të mbahet në këmbë duhet ndërhyrja e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat