20 vjet në politikë, deklarata e Nanos dhe rekomandimi për negociatat, ja ç’kujton Rama

Shqipëria

20 vjet në politikë, deklarata e Nanos dhe rekomandimi për negociatat, ja ç’kujton Rama

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:19
Rama dhe Balla

20 vite më parë, kur kryeministri Edi Rama asokohe u thirr nga ish kryeministri Fatos Nano për t’u bërë ministër kulture, ai u shpreh se do ta fusë Shqipërinë në Evropë.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se a e kishte menduar këtë moment 20 vjet më pas, që do të ishte pikërisht Rama kryeministër kur të jepej rekomandimi pozitiv për negociatat me BE, Rama tha:

Në atë kohë, janë tamam 20 vjet se unë jam futur në politikën aktive në prill të 1998 dhe patjetër në atë kohë se kisha imagjinuar se do isha unë kryeministër që do drejtoja në momentin e marrjes së rekomandimit.

Meqë e përmendët Nanon, ky rekomandim dhe ky moment është një moment i ndërtuar ndër vite dhe pse mund të kishte qenë më i shpejtë. Nano ka kontributin e vet të pamohueshëm, të gjithë kush më shumë e kush më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat