Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Shqipëria

Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:23
Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani e sheh çështjen e negociatave si diçka skeptike, e cila nuk mund të ndodh për shkak të disa arsyeve tepër elementare.

Bëhet fjalë për situata tepër jetike me të cilën përballen qytetarët e këtij vendi, siç janë uji dhe dritat, burime të cilat mungojnë pothuajse çdo ditë në familjet tona.

Pjesë nga biseda Çani në emisionin “360 gradë”: Le të supozojmë një moment që do ta çojë Shqipërinë në Moskë. Ai ka bllof. A ka realisht një rrezik rus në Shqipëri? Unë mendoj se jo, në rajon po! Kjo është lojë brilante e Edi Ramës. Ti mendon se ne e meritojmë? BE ka ca standarde minimale nuk mund t’i japë autorizim një vendi ku vazhdon të ikë uji dhe dritat çdo ditë. BE në qoftë se ne do e meritonim sado pak, nuk mund ta imagjinojmë t’i japë rekomandimin një vendi si Shqipëria. Njerëzit sado të varfër të jenë në këtë vend kanë shkuar një herë jashtë. Ju mendoni se Vlahutin nuk e di. Ky është një vend totalisht i mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat