Peleshi: Strukturat agro-turistike do trajtohen si hotelet me 5 yje

Shqipëria

Peleshi: Strukturat agro-turistike do trajtohen si hotelet me 5 yje

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:27
Niko Peleshi

Strukturat agro turistike do të përfitojnë reduktime lehtësira të ngjashme me ato të vendosura nga qeveria shqiptare për hotelet me 4-5 yje. Ministri IBujqsiosë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi e bëri këtë njoftim në raportimin e punës 6 mujore para deputetëve të PS. Peleshi tha se ka ccuar për ndjekje penale 52 leje të dhëna në kundërshtim me ligjin për shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve.

Qeveria shqiptare është duke përgatitur një paketë lehtësuese për taksat e strukturave agro-turistike. Gjatë raportimit për punën 6-mujore para grupit parlamentar të PS, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi tha se kjo paketë do të bëhet e ditur brenda pak ditësh nga kryeministri edi rama.

Peleshi: Në fund javë kryeministri do bëjë publike një paketë fiskale për agro turizmin. Ne synojmë ti trajtojmë strukturat agro-turistike pak a shumë me të njëjtin prioritet si hotelet me 4-5 yje.

Peleshi tha se do të vazhdohet edhe më tej thjeshtimi i procedurave të mbështetjes financiare për fermerët dhe po kështu, nxitja e eksporteve për rreth 15 produkte që kanë treg potencial jashtë shqipërisë, siç janë prodhimet e serave apo bimët mjekësore.

Gjatë raportit Peleshi tha se me bordet e kullimit janë planifikuar ndërhyrje kundër përmbytjeve në lumenjtë e Bunës, Vjosës e Shkumbinit ndërkohë që janë bërë kallëzime penale për 52 leje shfrytëzimi të shtratit të lumenjve.

Peleshi: Kemi cuar për ndjekje penale pjesën më të madhe të drejtuesve të agjencive të baseneve sepse kemi gjetur atje pas një auditimi një veprimtari në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë që ndalohej dhënia e lejeve të shfrytëzimit të lumenjeve agjencitë e baseneve kanë dhënë 52 leje në kundërshtim flagrant me ligjin dhe për këtë arsye janë cuar për ndjekje penale.

Peleshi theksoi se ka problematikë me titujt e pronësisë dhe po ashtu edhe me tokat shtetërore të dhëna me qira pasi deri tani janë arkëtuar më pak se gjysma e fondit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat