‘S’ka bir nëne dhe bir k**ve’, Rama: Batuta e Tahirit s’ishte presion e as mesazh i koduar

Shqipëria

‘S’ka bir nëne dhe bir k**ve’, Rama: Batuta e Tahirit s’ishte presion e as mesazh i koduar

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:55
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Edi Rama, deklaroi në studion e RealStory se kjo deklaratë e bëri për të qeshur, ndërsa sqaroi se nuk ishte presion dhe as kërcënim për të.  

“Nuk ka bir nënë dhe bir k**ve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme, e cila bëri bujë në media.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, deklaroi në studion e RealStory se kjo deklaratë e bëri për të qeshur, ndërsa sqaroi se nuk ishte presion dhe as kërcënim për të.

“Për batutën s’kam koment. Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh. Nuk e di çfarë, nuk është anëtar i grupit të PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron. Ajo që dua të them është se ata që komentojnë, duan të bindin të tjerët për atë që mendojnë vetë. Mua kjo më bën për të qeshur. Që Saimir Tahiri më bën mua presion. Kjo më bën për të qeshur.

Unë e njoh mirë dhe e di mirë sesi funksionon, nuk është njeriu që përdor metoda, të cilat ata që i komentojnë i përdorin. Saliu, ai është një njeri që në karrierën e vetë ka patur mesazhe të koduara.

Pra nuk ka patur mesazh të koduar? Për mua jo, sepse unë e kam shumë të thjeshtë të kuptoj se kush janë burrat dhe birat në këtë rast. Unë nuk jam avokati i Tahirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat