“Pse Tahiri është makthi i Ramës. Sa herë bëhet gati ta lëshojë, ai shfaqet dhe…”

Shqipëria

“Pse Tahiri është makthi i Ramës. Sa herë bëhet gati ta lëshojë, ai shfaqet dhe…”

Më: 20 prill 2018 Në ora: 07:50
Nenkryetari i PD-se, Edi Paloka

Nenkryetari i PD-se, Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Rama per alibine qe ai perdori per rekomandimin e KE-se, e me tej, duke gjetur sipas tij, armiq te jashtem kunder vendit tone ne BE. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Paloka, shkruan se sa here shfaqet Tahiri, i kujton Rames gjithe mekatet.

“Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament, kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati, ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet.
Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat”- shkruan ai.

Postimi i Palokes:

Fillimisht u perpoq te mashtronte duke leshuar ne mjegull, nepermjet propagandes, idene se vendimi i Komisionit Evropian nuk ishte rekomandim per here te dyte, po vete hapja e negociatave. U arrit deri aty sa “gazetare” uronin live ne emisionet e tyre “hapjen e negociatave”. Hodhi fishekzjarre e krijoi tym sa mundi aq sa jo vetem qytetaret e thjeshte, po dhe njerez me informacion me te gjere , u hutuan e menduan qe dicka ndryshe kishte ndodhur , te pakten nga nentori i 2016 kur Komisioni dhe te njejtin rekomandim.
Kur fishekzjarret pushuan dhe tymi filloi te shperndahej , kur te gjithe kuptuan se nuk kishte gje per te festuar, atehere u kthye ne variantin e tij te parapelqyer; sulm ndaj opozites.
Aspak origjinal ne mbrojtjen e tij prej deshtaku, foli per armiq te brendshem e te jashtem vetem se kete here “armiqte” e lidhur me opoziten nuk ishin ruse, po gjermane, franceze e hollandeze. Te gjithe keta sipas liderit “magjepses” , qenkan kunder Shqiperise ne rastin me te keq. E ne rastin me te mire, kane rene viktima te mashtrimeve te Bashes e te opozites. I vetmi qe nuk ka faj e qe cdo gje e ka bere mire eshte AI.

Po nuk kuptohet ne logjiken e tij se pse keta “armiqte” e antarsuan Shqiperine ne NATO, i liberalizuan vizat ,i dhane statusin e vendit kandidat e vetem tani qe qeveris lideri “magjepses” , papritur nuk na duan me ?!

I ka mashtruar opozita… Papritur ky “i paafti” Basha doli aq i zoti sa te erresoj ndricimin e liderit “magjepses” , madje edhe tek parizienet?!!!

Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament , kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati, ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet.

Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat