Batërdi në basenin e Matit, Prefekti: Lejet e shfrytëzimit në shkelje ligji

Shqipëria

Batërdi në basenin e Matit, Prefekti: Lejet e shfrytëzimit në shkelje ligji

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lejet e shfrytëzimit për inerte në Lumin Mat janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një masakër në basenin e këtij lumin. Në një takim me drejtuesit e kompanive me aktivitet në këtë sektor, prefekti i Lezhës, foli për përgjegjesi penale për këdo që ka abuzuar. Shfrytëzimi i Basenit për inerte është ndaluar, ndërsa të gjitha lejet do të verifikohen.

"Në të gjitha basenet e lumenjve në Shqipëri është bërë nami, ku më shumë, ku më pak. Në basenin e lumit Mat për të cilin unë jam drejtues i Këshillit është bërë kërdia, batërdia".

Por një pjesë e kësaj masakre në basenin e lumit Mat, për të cilën flet prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, është bërë me leje shfrytëzimi të dhëna në kundërshtim me ligjin.

Ndaj në takimin me drejtuesit e kompanive që shfrytëzojnë lumin për Inerte, Prefekti u kujtoi përgjegjësitë penale.

Gjergj Prendi: Nuk janë korrekte, një pjesë janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Një pjesë e binzeseve janë vendosur dhe instaluar në shtratin e lumit, në kundërshtim flagrant me ligjin, Kjo përbën vepër të pastër penale.

Ndërsa Drejtorja e Përgjithshme e Inspektoriatit të Ujit, Gerta Lubonja, tha se për të marrë inerte janë shfrytëzuar edhe lejet për reabilitimin e lumit.

Gerta Lubonja: U dhanë disa leje që në fund të fundit pretendonin se ishin rehabilitim por edhe ju të paktën që keni kontrata me to e dini shumë mirë se qëllimi juaj kryesor ka qenë shfrytëzimi i tyre. Për shkak të situatës së krijuar dhe abuzimeve, është vendosur ndalimi i shfrytëzimit të lumit Mat pa patur më parë një studim dhe plan mjedisor, ndërsa po verikohen të gjitha lejet e dhëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat