Sa të rrezikuar jemi nga ashensorët, zonat problematike dhe ndërtimet pa kriter

Shqipëria

Sa të rrezikuar jemi nga ashensorët, zonat problematike dhe ndërtimet pa kriter

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:29
E ndjera Drilona Duriçi e cila kohe me pare ishte djegur per se gjalli ne ashensor

Ishte janari i vitit 2017 kur 30-vjeçarja Drilona Duriçi u dogj e gjallë në ashensorin e pallatit ku jetonte. 

Nga hetimet rezultoi se vatra e zjarrit u shkaktua nga djegia e droselit të ndriçimit, çka ka sjellë edhe djegien e tavanit të ashensorit. Kjo lidhje e shkurtër shkaktoi flakë në të gjithë rrjetin elektrik që ndriçon kabinën e ashensorit dhe elektromotorit mbi kabinë.

Fatmirësisht në momentin që ashensori është përfshirë nga flaktë nuk ka pasur njerëz brenda tij.

Pavarësisht se Bashkia e Tiranës po fut administratorë në çdo pallat, duket se problemet nuk kanë të mbaruar. Fakt është godinat e banimit të ndërtuara pas viteve ’90 kanë ashensorë të pasigurt, pasi shumë prej tyre nuk janë të standardeve europiane “CE”.

Ky produkt që lidhet me sigurinë e jetës së qytetarëve, prej vitesh kontrollohet nga teknikë të çfarëdoshëm. Nuk ekziston ende asnjë strukturë shtetërore që i kontrollon këto produkte, si dhe mbikëqyr funksionimin e tyre.

Ekspertët thonë se pas inspektimit të kryer në zona të tilla si “Komuna e Parisit”, Laprakë, “Astiri” dhe “Fresku”, ashensorët rezultojnë jashtë standardeve të BE-së. Të shumta janë rastet kur banorët thonë se kanë mbetur brenda për orë të tëra, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Në vitin 2011 është miratuar ligji 10.487, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i cili në nenin 9 të tij e përcakton markimin “CE” si kriter, që do të thotë se çdo ashensor duhet ta ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat