Propozimi i Ramës për kuksianët: Paguani 3 euro sa herë të kaloni në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Propozimi i Ramës për kuksianët: Paguani 3 euro sa herë të kaloni në Rrugën e Kombit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:54
Edi Rama

Nga 10 euro që do të jetë tarifa e zakonshme për të kaluar në rrugën e Kombit, qeveria synon ta ulë në 3 euro për banorët e Kukësit. Lajmi u raportua në Tv Klan që citon burime konfidenciale nga negociatat që po bëhen mes qeverisë dhe kompanisë së konçensionarit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Gjithsesi ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë çështje, pasi Rama premtoi se do të negociojë jo vetëm me konçensionarin, por edhe me banorët e Kukësit para se të marrë një vendim për tarifën që duhet paguar në sportele.

Disa javë më parë, trau u vendos pa paralajmërim në Rrugën e Kombit, një vendim që shkaktoi irritimin e banorëve, protestën e 31 marsit dhe djegien e ambienteve të pagesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat