(E plotësuar) Statuti i ri i Partisë Demokratike që do t'i propozohet Këshillit Kombëtar nuk do të ketë në përbërje të tij pikat ku parshikohet dorëheqja apo shkarkimi i krytetarit nëse humb zgjedhjet.
Neni 51 që trajton kryetarin e Partisë i draft-statutit është pothuajse i ngjashëm me atë të statutit të vjetër. Grupi i punës për hartimin e statuti tha për Ora News se kjo pikë nuk u përfshi në statut pasi kreu I PD zgjidhet me parimin nje anetare nje vote dhe anëtaresia mund të votojë kundës kryetarit. Një arsye tjetër përse kjo pikë nuk u vu në statut është se në Shqipëri ende nuk është konsoliduar një proces zgjedhor i drejtë dhe rrziku i manipulimit është i lartë. Përfshirja e kësaj pike mund të ndikojë gjithashtu në fushatat zgjedhore pasi kundërshtarët e kryetarit mund të sabotojnë zgjedhjet për të kërkuar largimin e tij
Pjesa tjetër e statutit ka marrë dakordësinë edhe të grupit të kritikëve të Lulzim Bashës, për sa i përket ideologjisë së partisë, sistemit të karrierës dhe vetingut të kandidatëve. Gjithashtu anëtarësia ka më shumë kompetenca për të përcaktuar kandidatët për bashki dhe parlamen
Partia Dmeokratike në statutin e ri heq dorë nga ndryshimet që u bënë në shtatorin e vitit 2014 dhe i rikthehet strukturës që la ish lideri Sali Berisha me një kryesi, Këshill dhe Kuvend Kombëtar më të reduktuar në numër. Nga 57 anëtarë që ka aktualisht, kryesia e re parashikohet të ketë 27 anëtarë, gjithashtu reduktim të ndjeshëm do të ketë Këshilli dhe Kuvendi. Në ndryshim nga statuti i vjetër Këshilli Kombëtar do të marrë edhe kompetencën e vendimeve politike të partisë kur bëhet fjalë për miratime programesh apo koalicione politike, detyrë që më parë e kishte kryesia e partisë.
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, mungon Berisha
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në mbledhje nuk po merr pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ndryshimet statutore po prezantohen nga sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani.
Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikëve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij në rast se humbet zgjedhjet.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Këshilli ka miratuar rendin e ditës dhe po diskutohet statuti.
Anëtari i kryesisë, Arben Imami kërkoi që të futet në rend të ditës analiza e zgjedhjeve.
Këshilli ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën që në rend të ditës të përfshihet edhe analiza.