Saimir Tahiri tregon pse theu heshtjen me dy shprehjet e bujshme të Edi Ramës

Shqipëria

Saimir Tahiri tregon pse theu heshtjen me dy shprehjet e bujshme të Edi Ramës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:11
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri këmbëngul se dy shprehjet që ai përmendi në Kuvend, të njëjta me ato që kryeministri Rama ka përdorur, nuk janë kërcënim dhe shantazhe për kreun e qeverisë.

I ftuar në “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, Tahiri tha se i zgjodhi këto shprehje sepse sipas tij shpreh më mirë atë që ai do të thotë.

Bëhet fjalë për shprehje: "S'ka bir nënë dhe burrë nëne dhe bir ku**e që tmë pengojë", tha Tahiri të enjten në Parlament ku tha se do të këmbëngulë për tu përballur me akuzat që kanë rënduar ndaj tij për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj. Ndërsa shprehja e dytë identike me të kryeministrit që Tahiri e përmendi pasi u vu në hetim për këto akuza dhe kërkohej heqja e imunitetit të deputetit për arrestimin e tij, ishte “Nuk keni parë gjë akoma”.

“Më shumë sesa ta veshim me misterin pale se çfarë po ndodh, për mua është e thjeshtë, në dy momente ku ndoshta vëmendja ka qenë më e madhe se unë janë dy shprehje që i kam përdorur për të shprehur më mirë veten time në raport me atë që dua të them, nuk kam kopjuar njeri

Nuk ka lidhje me shantazhin dhe kërcënimin

As është në mënyrën time të kërcënoj njeri, dhe e dyta s’kam pse ta bëj”, tha Tahiri.

Arjan Çani e pyet: Pse zgjedh shprehjet e Ramës

Tahiri: Nuk ka lidhje me shprehjet e atij, nëse ju bëni ura në kokë dhe jeni kthyer 15 vjet më parë, është e pamundur për mua, që...Mua më vjen keq që nuk më beson

Gjashtë muaj që është shkëputur nga politika duke mos qenë prezent në parlament, Tahiri tha se ka pasur një regjim shumë më të relaksuar nga pikëpamja e marrëdhënies personale, nga oraret dhe detyrimet që ka pasur. A ka marrë rrogë si deputet në këtë periudhë pauze?

“Rroga është diçka përgjysmë, nuk të jep pjesën e rrogës që ka të bëjë me performancën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat