Miratohet statuti i ri i PD, Basha nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Shqipëria

Miratohet statuti i ri i PD, Basha nuk largohet edhe nëse humbet zgjedhjet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:47
PD

Statuti i ri i Partisë Demokratike, të premten, pas katër orëve debat, është miratur.

Menjëherë pas përfundimit të votimit, ka folur edhe nën kryetari i PD,  Edi Paloka.

“E rëndësishme është që ccdo nen u votua. U propozuan disa propozime per dorëheqjen e kryetarit. Nëse do te vihet ne statut shkarimi i kryetarit eshte gje tjetër, por kjo pike eshte ne statut, dorëheqja eshte çështje vullneti”, u shpreh ai.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish kryetarët e Kuvendit krahas ish presidenteve, ish kryeministrave dhe ish kryetarve të PD.

Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike siç është Këshilli Kombëtar.

Propozimi ka ardhur nga Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës.

Kujtojmë se ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është një nga zërat kritikë ndaj Luzlim Bashës, pas vendimit për ta lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Por në një prononcim për mediat anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-Edit Harxhi është shprehur se nuk janë marrë parasysh pikat më thelbësore të statutit të dorëzuar prej saj dhe Kullurit.

“Kjo ishte një mbledhë farse e këshillit kombëtar të PD. U mblodh pas 4 vitesh e gjys. Ishte shume problematik sepse nuk u pranua mendimi ndryshe. U kërkua te mos kete debat. Partia po shkon drejt degradimit te plote. Se bashku me Kullurin kam dorëzuar nje statut, por asnjë nga pikat nuk janë marre parasysh. Pikat kane qene, ndarja e pushteteve, dhe me kryesorja, ishte mandati i kryetarit, me te cilin pata dhe nje debat te forte. Kjo perben nje shkelje te rende. PD ka krizë lideshipi. Unë kam filluar politikën në PD dhe do vazhdoj në të dhe nuk pranoj të bëj pjesë në asnjë lëvizje tjetër politike”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat