Agron Duka: Në korrik do të zbulojmë kush do vërtet zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shqipëria

Agron Duka: Në korrik do të zbulojmë kush do vërtet zgjedhje të lira dhe të ndershme

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:07
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet një komunikimi nga profili i tij në Facebook, komenton mbledhjen e sotme të Komisionit të posaçëm të Reformës zgjedhore, duke konfirmuar kështu ekzistencën e një klime mosbesimi mbi këtë proces.

Teksti i plotë

Përshëndes qëndrimin e ambasadorit Bernd Borchardt mbi “Reformën zgjedhore”, koha e fjalëve ka mbaruar. Çdo vonesë e panevojshme është një shenjë e qartë dalluese midis atyre që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe atyre që krijojnë pretekste për të mbajtur sistemin zgjedhor larg qytetarëve dhe peng të shit-blerjes së votës. Tre muaj na ndajnë nga afati i vendosur nga OSBE-ja për finalizimin e saj; në korrik do të mësojmë kush e do dhe kush nuk e do këtë reformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat