Gjika: Luftë Euros, biznesi në krizë, qeveria rrit taksat, ndaj ikin shqiptarët

Shqipëria

Gjika: Luftë Euros, biznesi në krizë, qeveria rrit taksat, ndaj ikin shqiptarët

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:22
Gjergji Gjika

Kreu i Shoqatës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, i ftuar në "Ekopolitikë" thotë se shqiptarët ikin nga Shqipëria pasi është vend i pa banueshëm për shkak të politikave që ndjek qeveria.

Gjika: Shqiptarët duan të ikin nga Shqipëria sepse Shqipëria është bërë vend i pabanueshëm për hir të politikave  që ndiqen. Kjo është e vërteta. 

Nuk duhet të mbyllim sytë. Pse nuk ikën 6 vjet përpara po ikin tani. Ikin sepse ata që janë sot në pushtet nuk ofrojnë asnjë gjë për të ardhmen e tyre. 

Edhe ata që do ta marrin nesër, edhe ata nuk ofrojnë gjë. Ne jemi futur në vorbull tani nga e cila nuk dalim dot. Kemi një goditje nga shteti që na kanë vendosur taksa 50%. 

Kanë dorë të rëndë këta. Kemi anën tjetër që i shpallën luftë euros dhe kemi goditje të fitimit neto të ndërmarrjeve eksportuese 12%. Ne e kemi fitimin tek diku 15%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat