“Non grata” në SHBA, por Doshi darkon me ministrat e Ramës

Shqipëria

“Non grata” në SHBA, por Doshi darkon me ministrat e Ramës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:13
Rama dhe Doshi

I bllokuan hyrjen për në SHBA, por ruan ende raporte ‘të mira’ me qeverinë.

Edhe pse prej kohësh në media u bë kryefjalë lajmi i bllokimit të pasaportës së deputetit të njohur, Tom Doshi, kjo si një lëvizje qeveritare mendohej, mesa duket, ky i fundit nuk e ‘ka prishur gjakun, nga ana tjetër. 

Për Doshin, pavarësisht ngjarjeve të fundit, miqësia nuk preket, qoftë kjo edhe me ngjyra kundërshtare partiake. Vetëm ditën e enjte deputeti Doshi është parë të darkojë në një nga lokalet e njohura të Tiranës nën shoqërinë e ministrit të tij të ‘preferuar’, Blendi Klosi.

Ata janë parë të dy të hynin në ambientet e lokalit moskokëçarës për të shijuar një darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Paparaci ynë ka arritur të kapë disa pamje ndërsa ecnin nëpër rrugët e Tiranës, ndërkohë që ishin duke iu drejtuar lokalit, Doshi i shoqëruar nga truprojat e tij, ndërsa para tij hyri ministri Klosi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat