Kryeministri Rama: Rekomandimi nuk është dhuratë apo lëmoshë, por raport i bazuar në arritjet tona

Shqipëria

Kryeministri Rama: Rekomandimi nuk është dhuratë apo lëmoshë, por raport i bazuar në arritjet tona

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:23
Edi Rama dhe Frerecia Mogherini

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u bëri thirrje politikanëve në gjermanë të mos pengojnë rrugën për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit të tij në BE.

“Ekziston një shqetësim i qartë që individë dhe forca politike të Bashkimit Europian kërkojnë të trazojnë gjërat që nuk duhet të trazohen”, deklaroi kryeministri shqiptar për “Süddeutsche Zeitung”.

Kancelaren gjermane, Angela Merkel (CDU), ai e konsideron një mbështetëse të tij. Por, ai e di mirë se ka edhe disa deputetë që duhet të binden në bazë të fakteve dhe rezultateve.

Komisioni Europian rekomandoi të martën hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaroi se rekomandimi për hapjen e negociatave lidhet me reformat e fundit të dy vendeve.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn përmendi zhvillime thelbësore premtuese

“Ne nuk po trokasim në portën e Bashkimit Europian, për të hyrë nesër, ne dëshirojmë vetëm të ulemi në tryezën e bisedimeve”, deklaroi Rama.

Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi për zhgënjim në vendin e tij.

“Rekomandimi i Komisionit nuk është një dhuratë dhe as lëmoshë, por ai është i bazuar në arritjet tona”, deklaroi Rama.

Nëse këto gjëra nuk vlerësohen, populli shqiptar do ta konsideronte të padrejtë këtë vendim.

“Nëse perspektiva e BE-së eklipsohet dhe fiton politika dritëshkurtër mbi strategjitë afatgjata njerëzit do kërkojnë të largohen”, paralajmëroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat