Zgjidhet furnizimi me ujë i familjeve në rrugën “Isa Boletini” dhe “3 Vëllezërit Kondi”

Shqipëria

Zgjidhet furnizimi me ujë i familjeve në rrugën “Isa Boletini” dhe “3 Vëllezërit Kondi”

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:25
Rruga "Isa Boletini"

Dy zona në kryeqytet kanë zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e ndërhyrjes së bërë nga Bashkia e Tiranës.

Specialistët e UKT kanë ndërtuar lidhje të reja me pallatet në rrugën “Isa Boletini”. Aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

Kurse nga sinjalizimi i marrë nga banorët në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, u ndërhy menjëherë duke i dhënë zgjidhje problematikës së krijuar. Falë përkushtimit të punonjësve, u bë i mundur rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimit për këtë zonë.

Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, ku çdokush mund të shprehë shqetësimin në lidhje me problematikën e krijuar dhe specialistët do të merren me zgjidhjen e situatës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat