Biznesi dhe fermerët e Dibrës protestë për TVSH dhe subvencionet

Shqipëria

Biznesi dhe fermerët e Dibrës protestë për TVSH dhe subvencionet

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:26
Pamje nga protesta

Qindra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan sot përpara Prefekturës së Dibrës. 

Ata i bënë thirrje Qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël. 

Ata kërkojnë taksë fikse vjetore per biznesin e vogël. Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletët e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike. 

Në Dibër, bujqit prej 5 vitesh nuk përfitojnë subvensione, as në bujqësi, blegtori, pemtari, apo bletari. 

Në mbështetje të protestuesve ishte Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se PD do të mbështesë tregtarët e vegjël dhe bujqit dibranë në protestat e tyre për heqjen e TVSH, uljen e taksave dhe subvensionet e munguara ne bujqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat