“Paaftësia e Ramës i solli vendit një të mirë! Kryeministri e kuptoi vonë që i erdhi fundi”

Shqipëria

“Paaftësia e Ramës i solli vendit një të mirë! Kryeministri e kuptoi vonë që i erdhi fundi”

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:17
Spartak Ngjela

Ardhja e Ramës në pushtet si kryeministër ishte një moment absurd historik, në kushtet kur vetë ky njeri nuk ka lidhje me politikën e aq më tepër me qeverisjen… por “historia” e kërkoi që ky kryeministër t’i jepte hov reformës në drejtësi, i paditur për faktin se kishte firmosur me duart e veta likuidimin e tij politik.

Kjo është tabloja e paraqitur nga avokati Spartak Ngjela, i cili shprehet se Rama nuk e ka ditur se reforma në drejtësi nuk do të vonojë për ta goditur atë dhe qeverinë e tij, për faktin e thjeshtë sepse niveli i korrupsionit nën qeverisjen e të majtës është i nivelit të lartë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Ngjela kujton vitet 90-91, ku shkruan se ashtu si në atë kohë me ish drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, sot në vitin 2018 frika ka “shkuar” në zemrat e drejtuesve të lartë të politikës shqiptare.

“Koha po përsërit vetveten: të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, janë të trembur sot njëlloj si jerarkët e mëdhenj të Sigurimit të Shtetit në vitin 1991.

Në fakt, kjo është natyra e përmbysjeve politike që kanë me vete edhe ndëshkimin e të inkriminuarëve në abuzim me pushtetin.”-shkruan Ngjela.

Më tutje, avokati shton se ka patur një moment historik që ka favorizuar inicimin e reformës në drejtësi, padituria e kryeministrit të vendit Edi Rama.

“Ardhja e Ramës në pushtet, edhe pse me një njeri krejt të paaftë që nuk kishte lidhje fare as me politikën, as me historinë dhe as me qeverisjen, por vetëm me pushtetin personal, nga të gjtha të këqiat pati një të mirë të madhe: ky lloj kryeministri absurd në ndërtim as që e kuptonte fare se çfarë është një reformë në drejtësi, dhe, ndryshe nga dy paraardhësit e vet, Nano dhe Berisha, ia pranoi amerikanëve idenë e përsëritur për një reformë në drejtësinë shqiptare.

Prandaj që formulimi juridik e kësaj reforme eci. Por, befas, edhe ky e kuptoi më në fund që ajo reformë ishte për ndëshkimin e krimit shtetëror dhe të korrupsionit, dhe, meqë e pa veten të kërcënuar, ndërroi sensin e aktit politik.”-shkruan Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat