Gjykata lë në burg Kastriot Gjuzin, avokati: Nuk ka asnjë provë, erdhi vetë nga Kosova

Shqipëria

Gjykata lë në burg Kastriot Gjuzin, avokati: Nuk ka asnjë provë, erdhi vetë nga Kosova

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:45
Avokati

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin si vrasës së Marjo Majollarit.

Kastriot Gjuzi nuk ka pranuar këtë ngjarje, pasi ai thotë se në atë zonë shkonte shpesh por nuk ka lidhje me vrasjen.

Pas seancës ka folur dhe avokati mbrojtës së Kastriot Gjuzi, i cili tha se klienti i tij ka ardhur vetë nga Kosova në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata e avokatit

Ardhja e policisë ishte shumë brutale, e ka kapur paniku dhe prandaj është larguar. Nuk ka asnjë provë përveç dyshimit për vrasjen e vëllait shumë vite më parë. Ka dhënë dëshminë e tij.

Përse ka qenë në zonën ku ndodhi ngjarja?

Ka dhënë një shpjegim të detajuar, ka shkuar se ka vjehrrën aty prandaj.

Përse u largua nga Shqipëria?

Vajtja e policisë në banesë ishte brutale, prandaj u largua. Kur pa në media që ai dyshohej se ishte fajtor, ai vendosi të kthehej në Shqipëri.

Sot masa për Kastriot Gjuzin, dëshmia në polici: Nuk e kam vrarë unë, isha afër por…

Gjykata e Tiranë do të vlerësoj sot masën e sigurisë për Kastriot Gjuzi i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Marjo Majollarit.

Sipas informacioneve mësohet se Kastriot Gjuzi nuk ka pranuar vrasjen. Ai ka deklaruar se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur u vra Majollari, pasi 50 metra më larg ka shtëpinë e vjehrrës.

“Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër më larg kam vjehrrës. Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpinë dhe kur erdhi policia unë kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dhe shkova te komshia. U largova direkt në Kosovë, më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë”, mësohet të ketë Gjuzi përpara policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat