Shpërthimi me tritol në Fier, policia: Ja ku ishte vendosur tritoli dhe pista ku po hetohet

Shqipëria

Shpërthimi me tritol në Fier, policia: Ja ku ishte vendosur tritoli dhe pista ku po hetohet

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Fierit ka zbuluar detaje të reja për shpërthimin me tritol të makinës së Ervin Memos i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por me gjymtyrë të dëmtuar.

Ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje sikurse pista e dytë është ajo e konfliktit për prona, pasi familja Memo është në procese gjyqësore për këtë gjë.

Makina ishte e parkuar poshtë shtëpisë dhe Ervin Memo do e lëvizte nga aty.

Sapo hyri brenda ndodhi shpërthimi. Kallëpi i tritolit ishte vendosur në anën e pasagjerit dhe Memo mundi të dalë me shpejtësi. Por i gjymtuar. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë banorët e Fierit dolën jashtë të të grumbulloheshin pranë vendit të ngjarjes.

Familjarët e 38-vjeçarit ulërinin dhe kërkonin ndihmë. Djali i tyre priste i gjakosur.

Policia e Fierit ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje sikurse pista e dytë është ajo e konfliktit për prona, pasi familja Memo është në procese gjyqësore për këtë gjë.

Ende nuk dihet sasia e tritolit, por besohet se shpërthimi është bërë me telekomandë. Ekspertët vazhduan edhe ditën duke këqyrur vendin e ngjarjes. Në kamerat pranë nuk duket ndonjë person të ketë hyre në makinë, ndaj dyshohet se eksplozivi mund të jetë vendosur në një tjetër vend. Memo një ish emigrant nuk ishte i punësuar, por ai angazhohej me vreshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat