Flet Kastriot Gjuzi: Kam vjehrrën te lagjja e Marios! Nuk e vrava unë!

Shqipëria

Flet Kastriot Gjuzi: Kam vjehrrën te lagjja e Marios! Nuk e vrava unë!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:09
Kastriot Gjuzi

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme masën ‘arrest me burg’ për Kastriot Gjuzin, i akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit.

Edhe pse para trupit gjykues, Gjuzi ka mohuar se është autori i vrasjes së 28-vjeçarit, duket se provat e siguruara nga policia dhe prokuroria kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë në burg atë.

Nga kamerat e sigurisë, policia ka mundur të dallojë Gjuzin disa ditë para vrasjes afër banesën së të riut, ku edhe ndodhi ngjarja.

Por ditën e sotme, Gjuzi është shprehur se vajtja tek lagjja e Majollarit ka pasur qëllim tjetër, dhe jo organizmin e vrasjes së tij.

Ai mësohet të ketë thënë para hetuesve, se ka shkuar disa herë të lagjja e Majollarit, pasi ka vjehrrën në atë zonë.

“Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë por unë shkoj sepse aty kam vjehrrën time, ndaj shkoj shpesh. Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpinë ime dhe kur erdhi policia unë kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dhe shkova te komshiu. U largova direkt në Kosovë, më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë.”, tha ai.

Gjuzi u vu në pranga pak ditë më parë nga policia Kufitare e Kosovës, teksa tentonte për dalë nga vendi ynë.

Motivet e ngjarjes dyshohet se janë ato të hakmarrjes, pasi disa vite më parë, babi i Mario Majollarit ka vrarë vëllain e Gjuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat