Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Shqipëria

Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:41
Eduard Kukan

Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Kukan shprehet se ka mirëpritur dhe mbështet rekomandimin e komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.

“Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, tha ai.

Eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan për ATSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat