Disa muaj pas denoncimit të rastit, Rama vendos dorën në zemër për familjen nga Lushnja

Shqipëria

Disa muaj pas denoncimit të rastit, Rama vendos dorën në zemër për familjen nga Lushnja

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:04
Lushnje

Një familje prej 6 personash në fshatin Ballagat të Lushnjes është shpëtuar këtë të dielë nga qeveria, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për ta, në kushtet kur banesa e vjetër rrezikonte seriozisht t’I binte mbi kokë.

Rasti i Besnik Sharkës është denoncuar që në muajin shkurt në njërin prej emisioneve televizive shqiptare (Boom) por deri më sot veshët dhe sytë e qeverisë kanë qenë tjetërkund.

Pavarësisht pritjes, familja më në fund do të gëzojë një shtëpi në kushte normale dhe nuk do të duhet të shqetësohet më, nëse do t’u bjerë më çatia mbi kokë.

Lajmin e ka përcjellë vetë Rama këtë të dielë përmes një videoje të shkurtër në rrjetin social. Menjëherë bie në sy se shtëpia e re e familjes së Besnik Sharkës, është lyer me ngjyrën e Partisë Socialiste, një “shenjë” kjo që mbase do t’i bëjë familjarët të mos harrojnë për asnjë moment “borxhin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat