Luan Rama sulmon Ministren: Po ndryshoni Himnin Kombëtar, ky është krim!

Shqipëria

Luan Rama sulmon Ministren: Po ndryshoni Himnin Kombëtar, ky është krim!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:08
Luan Rama

Numri dy i LSI-së Luan Rama ka hedhur akuza të forta drejtuar Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila sipas deputetit ka shkelur hapur Kushtetutën e vendit duke postuar në rrjetin social një variant të Himnit Kombëtar, me rastin e ditës së marrjes së rekomandimit nga KE, për negociatat me Bashkimin Evropian.

Luan Rama shkruan po në rrjetin social dhe i kujton Ministres se Himni Kombëtar dhe simbolet kombetare janë të përcaktuara në ligj e nuk mund të modifikohen ashtu siç edhe është bërë ditën e martë nga qeveria. 

Fjala është për videon që vetë Rama publikoi, ku Himni Kombëtar nuk është në variantin origjinal në video.

STATUSI:

Nje variant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar!

Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”! 

Por, meqë shija është individuale, ju mund të pelqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar.

Gjithësesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë variant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai variant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!

Sepse bie ndesh me nenin 14 të Kushtetutës dhe me ligjin Nr. 8926, date 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

Në nenin 5 të këtij ligji thuhet shprehimisht dhe qarte:

“1. Himni kombe?tar i Republike?s se Shqipe?rise? e?shte? "Rreth flamurit te pe?rbashkuar" .

2. Pe?rmbajtja e tekstit të himnit kombe?tar paraqitet në shtojce?n nr .2, që i bashke?lidhet ke?tij ligji dhe e?shte? pjesë pe?rbe?re?se e tij .

3. Partitura e himnit kombe?tar shqiptar paraqitet në shtojce?n nr.3, qe i bashke?lidhet ke?tij ligji dhe e?shte? pjesë pe?rbe?re?se e tij”.

Pra, edhe teksti, edhe partitura janë pjesë e ligjit.

Jashtë këtij përcaktimi të parashikuar në ligj, askush nuk ka të drejtë të stilizojë e të eksperimentojë, apo më keq akoma, të tallet me himnin kombëtar!

Kjo që keni bërë ju është e shëmtuar, më e shëmtuar nga ajo tenda e xhamtë e vendosur si mballomë, dëshmi shëmtie në hyrje të kryeministrisë!

Dhe në fund, me që kam qenë ministër i kulturës dhe kam përgatitur e drejtuar punën për përgatitjen dhe paraqitjen në Kuvend të ligjit “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, 

më lejoni që miqësisht t’ju them se edhe formatet festive dhe dekorative të flamurit, himnit dhe stemës së republikës, duhet të respektojnë përmasën dhe përshkrimin kushtetues. Nuk është çështje dëshire apo shijeje individuale, është detyrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat