Gjyqtarja e Kushtetueses e nxehur me Vettingun: Ju nuk njihni ligjin, pasurinë e justifikoj!

Shqipëria

Gjyqtarja e Kushtetueses e nxehur me Vettingun: Ju nuk njihni ligjin, pasurinë e justifikoj!

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:49
Altina Xhoxhaj

Në seancën e Vettingut e pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i numëroi një sërë shkeljesh, gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj është shprehur e acaruar se pasuria e saj është tërësisht e justifikuar.

Por pavarësisht ankesës, duket se KPK tashmë e ka vendosur që të shkarkojë nga posti Xhoxhajn, duke e çuar kështu në dy numrin e gjyqtarëve të larguar nga Kushtetuesja (i pari që u shkarkua ishte Besim Lulo).

Në seancë Xhoxhaj është shprehur para komisionerëve se ajo ka paraqitur prova të plota për të ardhurat e saj dhe të pjesëtarëve të familjes.

“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin”- ka thënë gjyqtarja gjatë seancës.

Në përfundim të dëgjimit të palëve e në dalje të ndërtesës së Vettingut, gjyqtarja nuk ka folur. Fjalën e ka marrë avokatja e Xhoxhajt e cila është shprehur shkurtimisht.

“Ne po presim me qetësi vendimin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat