Hapja e negociatave, Ruçi e Balla në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së

Shqipëria

Hapja e negociatave, Ruçi e Balla në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:53
Kuvendi i Shqiperia

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla po marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, që po organizohet në Talin të Estonisë.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Europian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.

Gjithashtu në fokusin e diskutimeve të samitit, do të jenë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Europian” dhe “Europa dhe mbrojtja e sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat