Listës së rimbursueshme i shtohen 36 medikamente, për herë të parë edhe herceptina

Shqipëria

Listës së rimbursueshme i shtohen 36 medikamente, për herë të parë edhe herceptina

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:45
ilustrim

Listës së barnave të rimbursueshme për herë të parë i është shtuar Herceptina (forma subcutane), medikament i domosdoshëm për sëmundjen e rënda të kancerit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se lista përmban 36 alternativa të reja të barnave që trajtojnë sëmundjet kronike si ato kartdio-vakulare, neurologjike etj.

Ajo ka thënë se kjo listë është miratuar të premten nga Qeveria dhe pritet të zbardhet në fletoren zyrtare sipas procedurave.

“Risi i kësaj liste është rimbursimi për herë të parë i herceptinës (forma subcutane). Plotësojmë kështu nevojat 100% të këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit”, tha Manastirliu. z.tosku./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat