‘Kriminelët po gajasen me takimet e Xhafajt’

Shqipëria

‘Kriminelët po gajasen me takimet e Xhafajt’

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:10
Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj

Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar Të PD-së, e ka quajtur show mediatik “Këshillin e sigurisë publike”, që Xhafaj mbajti në Berat pasditen e sotme.

Në një reagim, Lapardhaja shprehet se këtë lloj takimesh bëjnë që “targetgrupet qe policia duhet te kete ne fokus te punes se saj t'i ndjekin keto takime dhe te gajasen nga ekrani i televizorit me ata qe flasin në to”.

Reagimi i plotë

Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, eshte duke zhvilluar aktualisht ne Kalane e Beratit nje takim me pjesetar te administrates, drejtues te institucioneve vendore, qytetare dhe militante te PS-se, lidhur me sigurine publike ne Berat dhe rolin e policise ne komunitet.

Duke e ndjekur pak me pare, vura re se te gjithe njerezit kishin vleresim maksimal per punen e policise se shtetit, nderkohe qe takime te tilla si pjese e pergjithshme e propagandes qeveritare jo vetem qe nuk i sherbejne policimit ne komunitet, por bejne qe targetgrupet qe policia duhet te kete ne fokus te punes se saj t'i ndjekin keto takime dhe te gajasen nga ekrani i televizorit me ata qe flasin ne to.

Forume te tilla formale, ku te ftuarit i bejne qoka njeri-tjetrit, duke shprehur vleresime per policine dhe per partine nuk kane asnje lidhje me ate se çfare duhet te jete policia e shtetit ne pergjithesi.

Sipas raportit te ish-drejtorit te SHISH, disa ish-drejtues te policise se shtetit ne drejtorine vendore te policise se qarkut Berat kishin lidhje me kultivuesit e bimeve narkotike ne kete qark, nderkohe kultivimi, shitja, shperndarja dhe format e tjera te trafikimit ne keto 5 vjet te qeverisjes se PS-se kane shenuar rritje. Policia jo vetem qe nuk ka bere asgje, por eshte bere pale me trafikantet dhe kultivuesit.

Se dyti, roli dhe puna e policise duhet te jete larg shoë-it dhe propagandes. Kishim me pare nje minister te tille qe i sherbente vetem vetvetes duke e vene te gjithe strukturen e policise se shtetit ne dispozicion te imazhit dhe piar-it te tij politike, dhe e pame se ku perfundoi ministri dhe policia nen drejtimin e tij.

Roli i policise duhet te fokusohet tek parandalimi i veprave kriminale, te lehta dhe te renda, tek zbulimi e çuarja e keqberesve perpara drejtesise e jo tek shoë-et mediatike pa kurrfare perfitimi real per njerezit. Qytetaret ne forume te tilla nuk kane aftesi te masin realisht punen e policise ne keto elemente te saj, ndaj çdo vleresim ose jo per te eshte pa mbeshtetje ne statistika dhe fakte, dhe shpeshhere eshte vetem ne sherbim te manipulimit masiv qeveritar.

Gjithsesi, roli i policise se shtetit ne komunitet eshte i pazevendesueshem, mirepo eshte vullneti politik ai qe e tjeterson misionin e larte dhe te rendesishem te saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat