Si mund të shkarkohet Kryetari i PD-së? Ja përgjigjia që jep sekretari demokrat dhe mesazhi për kritikët...

Shqipëria

Si mund të shkarkohet Kryetari i PD-së? Ja përgjigjia që jep sekretari demokrat dhe mesazhi për kritikët...

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:26
Grupi i PD-se

Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Demokratike bëhen 1 herë në 4 vjet me parimin një anëtar një votë. Nëse një grupim nuk është i kënaqur me punën e kryetarit, mund të bëjë mocion mosbesimi. Kështu u shpreh,  Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e Neës 24, ku foli mbi ndryshimet statusore.

 Konkretisht, një e pesta e anëtarëve e mbledh Këshillin Kombëtar dhe nëse nëse votohet me 50 % plus 1, edhe në Kuvendin Kombëtar, atëhere kryetari mund të shkarkohet dhe hapet proces i ri për një anëtar një votë. Kadilli tha se statuti ka të gjitha garancitë që çdokush që nuk pajtohet me të, të marrë iniciativën për ta shkarkuar.

“Dorëheqja është element  etik dhe nuk mund të jetë element statutor. Nuk e ka asnjë prej partive popullore europiane që ne marrim për referencë. Nuk e ka askush. Kryetarin e zgjedhim me parimin një anëtar një votë. Pra është një referendum. Por sot në statut janë garancitë se si një grup që pretendon se kryetari i partisë nuk performon apo gabon politikisht i propozon Këshillit Kombëtar mocion mosbesimi. Nëse votohet nga gjysma e Këshillit, ky mocion i shkon Kuvendit Kombëtar. Pra kryetari mund të shkarkohet dhe ja pra që është një instrument, por duhet të bësh votat në Kuvend dhe kryetri nuk iken se ashtu mendoj unë apo dikush tjetër. Kjo bëhet nëse mendon kështu shumica e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar. Pra instrumentat janë dhe mund të mblidhin Këshillin Kombëtar por të mos gënjejnë kur të dalin nga Këshilli pasi rrijnë 5 minuta, marrin njëherë fjalën dhe pastaj thonë që nuk na lanë të flisnim. Kjo është gënjeshtër”, tha Kadilli.

Lidhur me ndryshimet në statut, Kadilli theksoi se grupi i punës është takuar me të gjithë kritikët që kanë pasur rezerva dhe madje ka marrë shumë prej propozimeve të tyre për statutin e ri.

“Platforma për ringritjen e PD e propozuar nga një grup ish drejtuesish në PD dhe dokumenti  statuti alternativ nga znj Harxhi dhe z Kulluri, u përdorën dhe u shqyrtuan nga grupi i punës dhe madje kemi bërë takime me to.

Po ashtu z Malko ka qënë pjesë e diskutimeve dhe debateve por ne nuk u mjaftuam vetëm me atë ndaj kemi marrë kontakte me z Patozi, Bode, Mustafaj. Thelbi i debatit ka qënë një statutut që do jepte më shumë hapësira dhe më efektive. Nga grupi tjetër, me znj Harxhi dhe z Kulluri nuk pranuan të bisedojmë duke thënë që kemi sjellë propozimin”, tha Kadilli.

Ai nënvizoi risitë e statutit të ri që disa prej të cilit vijnë nga vetë propozimet e kritikëve, konkretisht nga statute alternative i znj. Harxhi siç është Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

“Propozimi më i zëshëm i bërë nëpërmjet statutit alternative të znj Harxhi dhe z Kulluri, si model i marrë nga konservatirët britanikë, që të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidatëve. Këtë propozim e kemi marrë nga znj harxhi dhe z Kulluri. Kjo e bën më transparent dhe më të hapur procesin. Çdo kush që ka ambicjen për të hyrë në politikë të ketë kanalin e vetë dhe kjo zgjeron në vendimarrjen edhe Këshillin Kombëtar për kandidaturat.

Me rregullore të brendshme do të detajohet se si do të bëhet konsultimi me bazën e partisë me anëtarësinë. Kjo është një garanci statutore. Po ashtu pati një zhurmë për Këshillin Kombëtar, dhe ai ka instrumetat për ta mbledhur siç është Kryetari, Kryesia ose një e pesta e Këshillit. Nëse nuk të mbështet një e pesta e Këshillit, do të thotë që je minoracë përtej limitit të asaj që mund të diktosh Këshillin Kombëtar.

Tani u vendos që të mblidhet njëherë në vit. Edhe këtë merak e rregulluam me këtë statut. Por këshillit Kombëtar i është dhënë edhe diçka plus që zotërinjtë nuk e kanë kërkuar siç është e drejta që me 15 % të anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë apo të shpallet kandidaturë alternative nga ato që propozon kryetari i Partisë. Nuk ka qënë kjo dhe ne e kemi vënë këtë garanci statutore që nese kryetari mund të të mos ketë qef, atëhere ti merr mbështetjen e Këshillit dhe të propozon ty.

I është dhënë një pushtesh që nuk e kishte Këshilli. Shumë kompentenca të kryesisë i ka marrë Këshilli. Po ashtu janë vendosur kriteret e qarta të karrierës”, tha Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat