PD bojkoton komisionet, Basha: Fokusi tek denoncimi i qeverisë

Shqipëria

PD bojkoton komisionet, Basha: Fokusi tek denoncimi i qeverisë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:10
Selia e PD-së

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare këtë javë.

Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën në mbrëmje.

Mësohet se kryetari Basha ka deklaruar që fokusi i kësaj jave do të jetë tek mobilizimi i qytetarëve për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.

Po ashtu, Basha ka porositur që përqendrimi të jetë tek tenderët në duart e disa oligarkëve, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratorët.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë para deputetëve se kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politik të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat