Kanë ngritur komision të hetojnë Tahirin, por PD s’mund të shohë dokumentet sekrete… Rama nuk u jep certifikatë

Shqipëria

Kanë ngritur komision të hetojnë Tahirin, por PD s’mund të shohë dokumentet sekrete… Rama nuk u jep certifikatë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:22
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Deri më tani komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri” nuk ka nxjerrë asgjë në dritë.

Përpos debatit procedurial për rendin që duhet të diskutohet, kush duhet ta thërrasë dhe pjesëmarrjes, listës së andrallave i është shtuar edhe një refuzim nga DSIK (drejtoria që lëshon çertifikatën e sigurisë) për anëtarët e komisionit hetimor.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, denoncoi rastin në fjalë duke u shprehur se është pikërisht kjo drejtori që në një ditë të vetme ka lëshuar certifikatë edhe për ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Alibeaj akuzoi Ramën se po pengon punën e këtij komisioni përmes këtyre veprimeve duke kujtuar se DSIK është në varësi të kryeministrit.

“Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎.

Pa çertifikatën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentat sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucione. Pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal, për të cilin Drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjesi! Askush nuk mund të pengojë veprimtarinë e Komisionit Hetimor, edhe kur urdhërohet nga Edi Rama apo mbrohet prej tij…”, tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat