Kokëdhima: ‘Gulf’, piramida e qeverisë, ndjekje penale për zyrtarët e përfshirë...

Shqipëria

Kokëdhima: ‘Gulf’, piramida e qeverisë, ndjekje penale për zyrtarët e përfshirë...

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:16
Kryetari i partisë Zgjidhja, ish-deputeti Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë Zgjidhja, ish-deputeti Koço Kokëdhima, përmes një reagimi thotë se asnjë prej zyrtarëve të qeverisë nuk ka marrë përgjgejësi lidhur me dëmin prej miliona eurove që është shkaktuar nga falimentimi i firmës së karburanteve Gulf.

Duke e cilësuar Gulf një piramidë të qeverisë, Kokëdhima tha se ajo ka lënë me gisht në gojë qindra individë dhe biznese që i kishin parablerë tollonat e naftës me çmim 30-40% më të lirë sesa tregu.

“Dëmi vlerësohet me miliona euro, jo vetëm nga tollonat e shitur, por edhe nga detyrimet ndaj furnitorëve, taksat e papaguara dhe faturat fiktive që ka lëshuar kjo kompani pak përpara se të dilte nga qarkullimi.

Pronarët e vërtetë të kompanisë fshihen pas guackave offshore përtej detit. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka marrë përgjegjësi. Rilindja, po qeveris si piramidë, si Sudja e Shemsia.

Në fund do të falimentojë shtetin, do ta çojë vendin në kaos dhe do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë, edhe monopolet që tani i pasuron në kurriz të të varfërve, taksapaguesve dhe të brezave që vijnë.

Vetëm zyrtarët e partive të vjetra që grumbullojnë dhe nxjerrin nga vendi cash-in e korrupsionit, PPP-ve dhe hashashit do të mbeten në këmbë”, tha Kokëdhima, duke kërkuar që konsumatorët e mashtruar të dëmshpërblehen deri në qindarkën e fundit dhe zyrtarët e lartë përgjegjës të ndëshkohen politikisht dhe penalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat