Policia jep 500 mijë lekë shpërblim për të zbuluar grabitësit që vranë në Kamzë

Shqipëria

Policia jep 500 mijë lekë shpërblim për të zbuluar grabitësit që vranë në Kamzë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Një çift bashkëshortësh, Agim Buci dhe Merita Buci, 52 dhe 41 vjeç, u qëlluan nga grabitësit të cilët kishin hyrë në dyqan për ti grabitur. 

Çifti ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, ku këta të fundit janë përgjigjur me armë. 52 vjeçari vdiq ndërsa gruaja ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes ndërkohë "Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.  
Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin." thuhet në njoftimin e efektivave blu të shpërndarë tre orë pas krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat