Ryshfet për tenderat e ushqimeve, ja dënimi që kërkohet për ish-kreun e Burgjeve

Shqipëria

Ryshfet për tenderat e ushqimeve, ja dënimi që kërkohet për ish-kreun e Burgjeve

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:49
Artur-Zoto

Prokuroria per Krimet e Renda kerkon denimin me 5 vite burg per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve Artur Zoto.

Ky i fundit akuzohet per korrupsion te zyrtareve te larte ne lidhje me tenderat e ushqimit ne drejtorine e burgjeve ne kohen kur mbante postin e drejtorit.

Ne seancen e sotme, organi i akuzes kerkoi qe Zoto mos ushtroje funksione publikr per 5 vite.

Kujtojme se Zoto u arrestua pas deshmise se ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunoi me drejtesine dhe tregoi se Zoto perfitonte 20 milione leke nga biznesmenet qe merrnin pjese ne tenderat e ushqimit.

Per Labin prokuroria kerkoi denimin me 5 vite burg, por per shkak te bashkepumit me drejtesine kerkoi qe te shfuqizohej ky denim.

Dëshmitë e tij në gjyq

Zoto: Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët.

Zoto, prokurores: Nëse jam këtu për gjëra të tjera ju e dini mirë.

Zoto, gjykatës: Kërkoj të ngrihet një komision i veçante që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem.

Arrestimi

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

Akuza

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat