Salianji: Politika duhet të vendosë policinë në luftë ndaj krimit, jo të bëjë fushata

Shqipëria

Salianji: Politika duhet të vendosë policinë në luftë ndaj krimit, jo të bëjë fushata

Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:47
Ervin Salianji

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, thotë se duhet një strategji e qartë për forcimin e sigurisë në vend dhe luftimin e kriminalitetit.

I ftuar në Ora News, Salianji tha se niveli i lartë i krimit të organizuar ka zhvendosur vëmendjen nga krimi ordiner i rrugës, nga i cili po vuajnë çdo ditë qytetarët, jo rrallë edhe me pasojë  humbjen e jetës.

Salianji: Ka pas disa ngjarje të rënda, kjo ishte kulminacioni i një rasti tragjik. Pasi ishte rasti i Fierit që ne i kalojmë si shoqëri me një lehtësi. Në gjithë Shqipërinë pavarësisht se niveli i lartë i krimit të organizuar, në drogë, përdorimin e parave të pista e kanë zhvendosur vëmendjen në këto elementë, krimi ordiner si vjedhjet është përhapur në masë shumë të madhe dhe kjo dëmton dhe prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë jetët e qytetarëve. 

Në Korçë psh që nuk kishte ndodhur, vetëm në një fundjavë u vodhën disa biznese rresht në aksin kombëtar, të mos flasim pastaj për fshatrat dhe periferitë që çdo ditë ndeshen me vjedhje edhe të bagëtive. Asnjë reagim nga ana e policisë së shtetit apo e  strukturave.Kjo nuk thuhet për politikë por pa dyshim që politika është shkaktare dhe zgjidhja e problemit.Këto duhet të mendohen si rrugë zgjidhje për policinë dhe ministrinë e brendshme për të kthyer policinë e shtetit aty ka detyrën, për të përdorur policinë e shtetit për të trembur kriminelët, për të kapur kriminelët, për ta vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe jo për të qenë një instrument për tu përdorur vetëm për fushata apo një instrument force për të mbajtur bandat dhe krimin në aleancë me pushtetin.

Por a mund të parandalohej ngjarja në Kamëz?

Salianji: Nuk dua të spekuloj duke thënë se kjo ngjarje në vetëvete është e parandalueshme apo jo sepse kjo do të ishte e tepërt. Por di të them se klima e rëndë e kriminalitetit në çdo cep të vendit, kjo është një formë vjedhja e drejtëpërdrejtë, por bandat u shkojnë bizneseve për tu kërkuar gjobë dhe para çdo muaj,  këto janë dorëzim i policisë së shtetit. Lufta me krimin është e përditshme. Krim do të ketë përherë në çdo shoqëri por niveli i krimit dhe përmasat që ka marrë në Shqipëri po e tejkalojnë dhe nuk kuptohet ku është shteti dhe ku përfundojnë bandat dhe krimi.

Lidhur me vettingun në polici, Salianji e cilëson një gjueti shtrigash ndaj policëve që nuk i janë bindur pushtetit.

Salianji: Nuk është problem i policisë së shtetit polici i thjeshtë. Problemi janë drejtuesit dhe drejtimi politik, këtu duhej kapur dhe thelluar në hetime. Pjesa tjetër shërben që ne kemi bërë vetting.Po çfarë po ndodh? Po shkon keq e më keq gjendja e kriminalitetit. Propaganda në një drejtim, gjendja e Shqipërisë në një drejtim tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat