PD i përgjigjet Ramës, Paloka: Arresto Tahirin mos sulmo opozitën

Shqipëria

PD i përgjigjet Ramës, Paloka: Arresto Tahirin mos sulmo opozitën

Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:20
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ka dhënë përgjigje Edi Ramës dhe akuzave të tij të bëra gjatë ditës së sotme në atë që socialistë e emëruan si ‘Asambleja’, por që në fakt u kthye në tribunë sulmesh ndaj opozitës.

Ja çfarë shkruan Edi Paloka:

Mbasi harxhoi gjithë javën duke share dhe sulmuar politikanët gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.

Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën.

Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri.

Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit:

Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit, por edhe në ata te Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat