Berisha për djegien e shtetasit të Kosovës: Forca e krimit godet me egërsi

Shqipëria

Berisha për djegien e shtetasit të Kosovës: Forca e krimit godet me egërsi

Më: 6 maj 2018 Në ora: 15:02
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjetjen e veturës së djegur ku brenda ishte trupi i një shtetasi nga Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se forcat e krimit kanë goditur me egërsi.

“Forca e krimit godet me egërsi! Digjet për se gjalli një qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje! Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret!”, ka shkruar Berisha.

Gjatë ditës së djeshme në Fushë – Krujë policia e Shqipërisë ka gjetur një veturë të djegur ku brenda saj ndodhej një trup i pajetë i cili dyshohet të jetë trupi i kosovarit, Xhavit Osmani nga fshati Pestov i komunës së Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat