Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do ta takojë presidentin francez Emmanuel Macron të martën e javës së ardhshme në Pallatin Elysee.
Takimi njëorësh pritet të jetë konfirmim i mbështetjes franceze për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimi Europian.
Me këtë vizitë kryeminsitri shqiptar vërteton deklaratat e tij të mëhershme se nuk ka skepticizëm as nga Gjermania as nga Franca për nisjen e këtij procesi.