Besnik Mustafaj i bën “vettingun” Arta Markut: Është e paaftë, po emëron shoqet e saj

Shqipëria

Besnik Mustafaj i bën “vettingun” Arta Markut: Është e paaftë, po emëron shoqet e saj

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:37
Besnik Mustafaj dhe Arta Marku

Besnik Mustafaj thotë se kryeprokurorja Arta Marku është e paaftë.

I ftuar në News24, ai ka komentuar vendimin për shkarkimin e  të ashtëquajturit “i besuari i Llallës” Besim Hajdarmataj.

Ish- ministri nënvizoi se Marku po emëron shoqet e saj në pozicione drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Prokurorja Arta Marku po bën një gjë që është e papajtueshme me frymen që presupozohet se duhet të fusë reforma në drejtësi, nje klientelizëm shumë të madh duke emëruar shoqet e saj, të njohura si mikesha të saj personale, pra njerëz që ka lidhje emocionale më të fortë se kolegët e tjerë.

Kjo gjë e zhvlerëson parimërinë e këtyre lëvizjeve.

Arsyeja tjetër lidhet me rezultatet që ka pasur prokurorja që ka zëvendësuar Hajdarmatajn.

Ekstradimi që ishte kundër interesave të Tahirit. 

Kjo zonjë më e pakta është profesionalisht e paaftë për të mbajtur barra të mëdha”, tha Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat